Aliji me premtim të madh
Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji, beson se Shqipëria do ta kaloj fazën e grupeve në Euro 2016.
Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji ka mirëpritur shortin për Euro 2016, ku ekipi kuqezi bënë pjesë në Grupin A së bashku me Francën, Rumaninë e Zvicrën.
Anëtarit të Baselit i është plotësuar dëshira që do të luajë ndaj Zvicrës, derisa është optimist se Shqipëria do ta kaloj fazën e grupeve në Euro 2016
“E ndoqa me kujdes shortin e grupeve për Euro 2016 në Francë dhe them se jam i kënaqur nga kundërshtarët që janë pjesë e grupit tonë atë në A. Më shumë jam gëzuar që jemi n një grup me Zvicrën, pasi aty luajmë mjaftë futbollistë shqiptarë”, ka shkruar Aliji në Facebook.
“Do të jetë një ndeshje historike. Kemi shanse të mira që ta kalojmë grupin. Ju premtojmë se së bashku do të festojmë edhe në Lens”, ka shkruar ndër të tjera ish lojtari i Vaduzit./lajmi.net


