Hidromorava

Alfred Halili zgjedhet Kryetar i Alternativës në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vazhdën e shtrirjes së Alternativës nëpër Kosovë, të shtunën është themeluar dega e Alternativës për Gjilanin. Paralelisht, u mbajtën Zgjedhjet e brendshme në këtë komunë. Në prezencë të delegatëve dhe përfaqësuese të KQZ-së, Kuvendi i degës me vota të fshehta zgjodhi kryetarin dhe kryesinë e saj.

Tashmë zyrtarisht, kryetar i Alternativës për Gjilan u zgjodh Alfred Halili. Përveç kryetarit, u zgjodhën edhe 8 (tetë) anëtarë të tjerë, që përbejnë kryesinë prej 9 (nëntë) anëtarëve, prej tyre; Florida Maliqi (nënkryetare e parë), Riza Sherifi (nënkryetari i dytë), Fatmir Selimi, Naser Rexhepi, Fikri Mehmeti, Agnesa Bunjaku, Arnesa Bunjaku dhe Teuta Selishta.

Kjo kryesi zgjodhi Fikri Mehmeti për Sekretar organizativ të Alternativës për Gjilan.
Ashtu edhe siç është e përcaktuar me Statut të partisë, Kuvendi i degës me votë të fshehtë zgjodhi 15 (pesëmbëdhjetë) delegatët e Alternativës për Gjilan, të cilët do ta përfaqësojnë atë në Konventën Qendrore të Alternativës.

Mobi Casa

Alternativa mbetet e përkushtuar edhe më tutje. Tashmë Gjilani dhe Anamorava kanë Alternativë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.