UBT

Aleanca në Gjilan kërkon anulimin e vendimit për “Fshatin e Lumtur”: Kompleksi t’u rikthehet personave me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit të Kuvendit Komunal për dhënien në shfrytëzim të kompleksit “Fshati i Lumtur” Këshillit të Bashkësisë Islame, duke vlerësuar se një vendim i tillë bie ndesh me destinimin fillestar të projektit dhe interesin publik.

Përmes një deklarate për media, kryetari i degës së Aleancës në Gjilan, Sokol Haziri, theksoi se kompleksi është ndërtuar për t’u shërbyer personave me aftësi të kufizuara dhe se çdo ndryshim i funksionit të tij cenon qëllimin për të cilin është investuar.

ARKATANA

Sipas Aleancës, institucionet komunale kanë obligim të mbrojnë interesat e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë dhe të garantojnë që projektet publike të përdoren në përputhje me destinimin e tyre. Në deklaratë thuhet se ndryshimi i destinimit të kompleksit, pa një proces të gjerë konsultimi publik, është i papranueshëm dhe ngre shqetësime për transparencën institucionale.

Aleanca kërkon që Kuvendi Komunal ta rishqyrtojë vendimin, të anulojë dhënien në shfrytëzim të kompleksit dhe ta rikthejë “Fshatin e Lumtur” në funksion të personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu, subjekti opozitar bën thirrje që çdo vendimmarrje lidhur me pronën publike të zhvillohet me transparencë të plotë dhe në përputhje me procedurat ligjore thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i Aleancës – Dega në Gjilan, Sokol Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.