Albumi i pavarësisë

Një vepër unike i ofrohet publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar në përvjetorin e 100 të krijimit të shtetit shqiptar. Libri “100 Vjet Pavarësi Kombëtare” është vepër unike si për nga cilësia ashtu edhe përmbajtja.
Nëpërmjet fotografive të rralla dhe teksteve të përzgjedhur libri përbën një rrugëtim të jashtëzakonshëm në historinë e shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Libri “100 Vjet Pavarësi Kombëtare”, një botim luksoz dhe i veçantë vjen në shqip dhe anglisht.
Libri Album Historik “100 Vjet Pavarësi Kombëtare” ka si autor Aleksandër Meksi dhe Xhevair Lleshi, i botuar nga Shtëpia Botuese “Uegen”. Libri është një projekt në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Projekti realizohet si një nismë e posaçme e vëllezërve Niko dhe Edmond Leka.
Ky libër do të promovohet të hënën, në ora 18:30, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Në aktivitin e përurimit të këtij botimi të veçantë do të marrin pjesë autoritete shtetërore, përfaqësues diplomatikë, të medias, biznesit, fesë, shoqërisë civile, studiues dhe dashamirës të historisë së shqiptarëve, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e vende të tjera.
Do të flasin autorët, botuesi, përfaqësues të Digitalb dhe personalitete të shquara.