Mobi Casa

Albion Rrahmani shënon super gol dhe asiston, rrjetën e gjen edhe Qazim Laçi

/ 1 minutë lexim
ZN

Sparta e Pragë është duke shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Karvinës në Superligën e Çekisë.

Klubi i madh çek sot është paraqitur nga minuta e parë me tre futbollistë shqiptarë, Albion Rrahmanin, Qazim Laçin dhe Ermal Krasniqin.

Rrahmani asistoi në minutën e dytë të ndeshjes, duke dhënë një asistim të bukur për Sadilek i cili i vetëm me portier shënoi për 1-0.

ZN

Në minutën e 39-të, mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi ka shënuar për 2-1.

Krejt në fund të pjesës së parë, Rrahmani realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zone për 3-1.

Në minutën e 60-të të ndeshjes, Rrahmani dhe Krasniqi u zëvendësuan. /Telegrafi/