Albin Kurti, nuk jeni i mirëseardhur në Gjilan

Nga Kushtrim Kadriu – Nuk keni punu asgjë për Gjilanin. Megjithatë, nëse vjen, merr qirinjë me veti se të duhen në qytetin e balldeskokracisë.
Kryeministri në largim z. Kurti paska paralajmëruar vizitë në qytetin tonë me rastin e “Festivalit të Kënaqësisë”.
Tybe, bash t`i z. Kurti po na duhesh se na ka lonë lezet gjatë qeverisjes suaj.
More vota me bollëk po punës kah Gjilani nuk ia bane vi.
-Autostradën nuk e përfundove,
-Urën e Badovcit mezi për tri vjet e afrove deri diku, stadiumin e qytetit nuk e përfundove, impiantin e ujërave të zeza as nuk e nise, shkolla të reja jo, qerdhe jo, vende të reja pune jo se jo.
Veç me burgun punove diçka.
E tani kur kanë ardhur mërgimtarët, vjen në Gjilan, i cili pas 18 vjetësh iu është kthyer agregatëve.