Beogradit dhe Vuçiqit i intereson të fitojë Albin Kurti në Kosovë
Nga Berat Buzhala – Po e përsëris në mënyrë pak më të qartë:Beogradit dhe Vuçiqit i intereson me fitu Albin Kurti në Kosovë, sepse veç ne kete mënyrë mundet me u dokë si politikan konstruktiv në Bashkim Evropian dhe Washington;
Se kjo çka po them është e saktë, tregojne sanksionet qe edhe ma tutje i ka Kosova, e jo Serbia, ani pse ishte Serbia ajo qe e organizoi sulmin terrorist ne Kosovë;
Albini eshte politikan i dëmshëm dhe i rrezikshem per Kosovën.
Per momentin Albin Kurti ka raporte normale veç me kryeministrin shovenist maqedonas, Mickovskin;
Vuçiqi e din që menyra e vetme per me ia rrite votat Albin Kurtit është permes tensionimit te situates ne veri.
Se kjo është keshtu, po tregon teposhteza qe e ka marre Vetevendosje muajt e fundit, kur i plasen kushedi sa skandale;
E vetmja menyrë per me e majte Kosoven te izolume e Kurtin ne pushtet, eshte permes eskalimit te te gjendjes ne veri te Kosoves.
Pra, koncentrohuni: A eshte kthy siguria ne veri te Kosoves a jo?