Mobi Casa

Albin Kurti është “BABA” i propagandës që pjellë tiraninë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Besa Ismaili – Me narrativa emocionale, duke përdorë fëmijët si simbol, Albin Kurti po përpiqet të krijojë një lidhje emocionale me popullin.

Përmes narrativave emocionale, ai dëshiron të paraqitet figurë e besueshme, pothuajse prindërore, që kujdeset për të ardhmen e qytetarëve. Këtë e paska thënë në një tubim të tij elektoral, kur, siç raportohet, paskësh thënë “ju doni që unë të ua rrisë fëmijët”!

Realisht, ai do që lojaliteti ndaj tij të shihet si më i rëndësishëm sesa lojaliteti ndaj institucioneve shtetërore. Dhe kjo është një taktikë e njohur për të konsoliduar pushtetin e tij përtej rregullave dhe ligjeve, që Kurti edhe e ka provuar shumë herë.

Duke e paraqitur veten si të vetmin që mund të kujdeset për qytetarët dhe familjet e tyre, qëllimi i tij është krijimi i ndjenjës së besimit dhe sigurisë tek qytetarët në figurën e tij, më shumë sesa në institucionet shtetërore dhe sundimin e ligjit.

Prandaj, përdhosja e shtetit nga ana e tij, prandaj nënçmimi i institucioneve më të larta shtetërore nga ana e z.Kurtit, gjatë këtyre pesë viteve të tij në pushtet.

FITORJA

Albin Kurti poashtu në mënyrë edhe jo aq indirekte u paska bërë thirrje masave që ata të vazhdojnë t’a quajnë edhe më shumë “Albin Baba”. Me një fjalë, më quani BABA sepse kështu bëhem BABA.

Ngaqë, sepse kjo edhe është mënyra e njohur dhe e dëshmuar shumë herë në histori kur pushtetari rritet e bëhet “baba”.

Jo ai “baba i kombit” që unifikon dhe zhvillon kombin, por ai BABA që e skropitë, e shkallmon dhe dërmon popullin me kamxhik pushteti derisa popullit të lodhet dhe të rrokatet.

Por ama, më 9 shkurt 2025, babës Albin, do t’i ngordhë nëna propagandë.

Sepse Kosova meriton dhe mundet #mamirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.