Albin Kurti: E gjithë Jugosllavia i ka borxh Trepçë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, e ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin, pas takimit të mbyllur, në një konferencë për medie, thanë se kanë diskutuar për gjigandin ekonomik ‘Trepça’.

Arifi tha se me Albin Kurtin janë pajtuar që‘Trepça’ të rregullohet me një ligj tëveçantë dhe të monitorohet nga shteti e jo të privatizohet.

“Për ‘Trepçën’ AKP është si monitoruese se ajo ka qenë ndërmarrje shoqërore ,megjithatë, insistimi i nxjerrjes së një ligji për ‘Trepçën’ është më se i veçantë dhe ne si BSPK e kemi mendimin se ‘Trepça’ duhet të jenë pasuri nacionale e mbikëqyrur nga Kuvendi, nga Parlamenti i Kosovës dhe si BSPK nuk e dëshirojmë që Trepça të përfundoj siç kanë përfunduar shumë ndërmarrje shoqërore në Kosovë”, ka thënë ai.

Këtë mendim e ka mbështetur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Trepça të jetë ndërmarrje me strategji kombëtare.

Uji Dea

“Ne jemi dakord që Trepça të jetë një ndërmarrje me interes strategjik edhe publik edhe kombëtar, dhe Trepça duhet të transformohet për t’u zhvilluar Kosova dhe nuk duhet të transformohet për t’u likuiduar apo privatizuar sepse Trepça duhet të jetë në funksion të të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë dhe nuk duhet të jetë në funksion të borxhlinjve të cilët pretendojnë se Trepça iu ka borxh kur në fakt e gjithë Jugosllavia se jo vetëm Serbia i ka borxh Trepçës”, është shprehur Kurti.

Të dy thanë se kanë diskutuar edhe për çështje tjera siç është gjendja e punëtorëve, papunësia në vend, kontrata kolektive, shpërndarja e mjeteve të privatizimit etj.

Arifi këtë vizitë e ka bërë në vazhdën e vizitave nëpër parti politike në vend para zgjedhjeve parlamentare të cilat pritet të mbahen sivjet