ARKATANA

Alban Pengili dhe Elda Laro shkëlqejnë para publikut gjerman

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

“Kur gishtat e tij “sulmonin” me shpejtësi marramendëse mbi telat e violinës dhe harku i tij si i egër fërkohej mbi tela, në sallën e kështjellës Lüdinghausen pati një duartrokitje frenetike të përzier me thirrjet “Bravo” të publikut”.

Alban Pengili, docent në shkollën e muzikës në Lüdinghausen, i shoqëruar me piano nga Elda Laro kanë dhënë një koncert në kështjellëm Lündinghausen.

Koncerti ka entuziazmuar publikun e zgjedhur të qytetit të vogël gjerman. “Në katër telat e violinës së tij Albani ka ekzekutuar në mënyrë virtuoze pothuaj të gjitha teknikat (staccato, Arpeggio, Flageolett) duke bërë harkun e tij “të vallëzojë” dhe duke mos u lënë kështu asgjë mangut yjeve botërorë të violinës.

Në përmbyllje, pas ekzekutimit të Capriccio No.24 në a-Moll të Paganinit me rafinesë të hollë teknike, ku gishtat e tij “sulmonin” me shpejtësi marramendëse mbi telat e violinës dhe kur harku i tij si i egër fërkohej mbi tela, në sallën e kështjellës Lüdinghausen pati një duartrokitje frenetike të përzier me thirrjet “Bravo” të publikut.

Simpatia e publikut vlente edhe për shoqëruesen e tij, pianisten shqiptare Elda Laro, e cila pastaj e pasuroi programin edhe me pjesën e saj sofistike, duke ekzekutuar sonatën e njohur të Beethovenit “Mondscheinsonate”. Të dy artistet vijnë nga Shqipëria ku kanë filluar arsimimin e tyre dhe njihen mes vete nga ajo kohë, shkruan “Westfällische Nachrichten”.

Uji Dea

Alban Pengili, i cili ka mbaruar studimet me notë të shkëlqyer në Tiranë dhe në Folkwang-Hochschule të Essenit, tash punon si pedagog në shkollat e muzikës në Lüdinghausen dhe Bottrop.

Ndërsa Elda Laro ka mbaruar studimet për piano në Paris dhe në Torino dhe ka marrë edh një diplomë për cembalo në Milano. Nga shtatori i vitit 2012 ajo është udhëheqëse e studios në teatrin e Münsterit dhe në të njëjtën kohë drejtuese e korit kncertal të Münsterit.

Programi i koncertit ka filluar me një paraqitje simpatike të vogëlushit 7 vjeçar Vincent Hempel i cili pati fituar një konkurs të rëndësishëm për instrumentistë të rinj dhe i cili është nxënës i Alban Pengilit.

Përzgjedhja që kishte bërë Pengili për violinë dhe për piano kërkonte kompetencë në muzikë klasike, perqndrim maksimal dhe vetëbesim të madh. Në këtë përzgjedhje hynin edhe katër valle popullore shqiptare të kompozuara nga Aleksandër Peçi, të cilat e “dërguan” publikun në një shëtitje nëpër Ballkan. Kjo bëhej e mundur ngase Albani me violinën e tij të krijonte jo vetëm pamje në kokë por edhe rrëfime të tëra”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.