United Hospital

Alban Hyseni shpreh ngushëllime për tragjedinë në Demiraj: Kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy persona, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Përmes një postimi publik, Hyseni e ka cilësuar këtë ngjarje si një tragjedi që ka tronditur komunitetin dhe ka prekur thellë qytetarët e Gjilanit.

Ai ka theksuar se në këto momente të vështira, Komuna e Gjilanit ndan dhimbjen me familjarët, duke u shprehur solidaritetin institucional dhe njerëzor përballë kësaj humbjeje të rëndë.

Fidanishtja

Njëkohësisht, kryetari Hyseni ka kërkuar që organet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të angazhohen me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes, e cila ende nuk është sqaruar në tërësi.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e hetimit profesional dhe të plotë, në mënyrë që të ndriçohet e vërteta lidhur me këtë rast tragjik.

Ngjarja në Demiraj ka nxitur reagime dhe pikëllim në komunitetin e Gjilanit, ndërsa institucionet e rendit dhe të drejtësisë po vazhdojnë procedurat hetimore për sqarimin e plotë të saj.

Në emër të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të rënda./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.