FITORJA

Alban Hyseni ka pritur në takim një grup gastronomesh të cilët mendojnë se nuk po trajtohen njësoj me komunat tjera

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në takim një grup gastronomesh të qytetit, për t`i dëgjuar vështirësitë që ata kanë për punë në kushtet e pandemisë, shkaku i kufizimeve të orarit dhe përdorimit të hapësirës.

Sipas tyre, ka dallime nëpër komuna sa i përket zbatimit të masave anti-Covid dhe sidomos ndaj lokaleve të cilat operojnë në lagjen Dardania të këtij qyteti, që janë shënjestër e inspekcionit dhe policisë.

Përndryshe, gastronomet thanë se nuk janë për t`i shkelur masat, por duan trajtim të barabartë me të tjerët, pasi që janë duke punuar vetëm sa për mbijetesë.

Njëherësh, ata kërkuan nga kryetari i Komunës që të shikojë mundësitë për ndonjë ndihmë financiare për gastronominë, pasi që kjo gjendje e ka goditur fort këtë sektor.

FIDANISHTJA

Alban Hyseni, pasi i ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e gastronomeve, ka thënë se do të bëjë gjithçka që është brenda kompetencave të tij që të kërkojë trajtim të barabartë për të gjithë gastronomet.

‘Unë nuk mund të hyjë në kompetencat e institucioneve të tjera, por si ndërmjetësues do të angazhohem për të përçuar te përgjegjësit ankesat tuaja’, ka thënë kryetari Hyseni, ndërkohë që i siguroi gastronomet se për këtë çështje do t`i takojë komandantin e policisë si dhe përgjegjësin e inspekcionit.

Përndryshe, ai i rikujtoi gastronomet se numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur ditëve të fundit dhe se masat ekzistuese anti-Covid duhet të respektohen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.