FITORJA

Alban Hyseni, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve, në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sikurse edhe te lapidart në qytet.

Kryetari Hyseni ka thënë se në këtë festë nderojmë ata që dhanë jetën për ditën që po e gëzojmë sot.

“Përfunduam homazhet dhe uruam familjet e dëshmorëve për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me këtë rast uroj edhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Është një simbolikë që në këto përvjetorë t’í nderojmë ata që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë e për këtë ditë që ne po e gëzojmë sot, ndërkaq të përmbushim aspiratat e atyre që kanë dhënë jetën për vendin tonë”, ka thënë Hyseni.

Më pas, Alban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, e kanë shpallur të hapur Panairin e produkteve artizanale.

Eco Higjiena

“Këtu patëm rastin të takojmë shumë biznese të vogla familjare, Të gjitha këtyre bizneseve u urojmë suksese dhe bashkëpunim të mirëfilltë me Komunën, pasi do ta kenë mbështetjen tonë të plotë. Uroj të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar me këtë rast nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku.

Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në edhe koncertin festiv për fëmijë, I organizuar enkas për Ditën e Pavarësisë.

“Sot e kemi një ditë të veçantë dhe edhe më të veçantë e bëjnë fëmijët dhe programi i përgatitur prej tyre. Në cilësinë e kryetari të Komunës, ju uroj përzemërsisht Ditën e Pavarësisë, duke uruar që aspiratat e atyre që e kanë dhënë jetën për këtë ditë, të plotësohen dhe te arrihen në vitet e ardhshme”, është shprehur kryetari, Alban Hyseni.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit përmbyllë aktivitetet e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë në ora 17:00, me hapjen e Ekspozitës Kolektive “Fondi i Galerisë dhe Peneli i Flakës 2003-2022 dhe “E bukura Kosovë” – ekspozitë me imazhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.