AKV ,,GJILANI” ndër më të mirët në Festivalin ,,Anadrinia Jehon 2013”

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, është nderuar me vendin e dytë (II), në Festivalin “Anadrinia Jehon” 2013 në Denjë-Rahovec.
Ky festival sipas Nehat Feratit kryetar i ansamblit kishte karakter garues dhe kishte Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira shqiptare, derisa konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit Gjilani enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
Gjithashtu me çmimin ,,Instrumentist më i mirë” është vlerësuar dhe Nehat Ferati.
Vlen të theksohet dhe profesionalizmi dhe paanshmëria e jurisë profesionale që ishte përgjegjëse për vlerësimin e më të mirëve, njëherësh dhe falënderim të veçantë.
Ansambli ,,GJILANI” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle,doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoraves dhe Karadakut, të përgatitur nga Këshilli Artistik i Ansamblit të përbërë nga Qemajl Musliu. ( Udhëheqës ), Nehat Ferati, Afrim Haziri, dhe Rifat Idrizi ./rajonipress/