Mobi Casa

Aktakuzë ndaj dy personave për grabitje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.I. dhe E.D., me datën 18 janar 2025, në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjet të rrezikshëm sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A, në atë mënyrë që fillimisht e thërrasin të takohen, hyjnë në veturën e tij dhe kërkojnë nga i njëjti që të lëvizë në drejtim të parkingut të banesave, ku pasi i dëmtuari kundërshton, i pandehuri A.I. nën kërcënimin e sëpatës, ndërsa i pandehuri E.D., nën kërcënimin e thikës, arrijnë që të njëjtit nga qafa t’ia marrin zinxhirin e arit, tentojnë t’ia marrin edhe zinxhirin e dorës, e më pas në veturë marrin edhe një orë dore, zbresin nga vetura e të dëmtuarit dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

FIDANISHTJA

Të pandehurit sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden në masën e paraburgimit që nga data 19 janar 2025 thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.