HW

Aksidenti tragjik në Itali ku vetura u përplas me kamionin, pas katër ditësh në gjendje kritike vdes shoferi shqiptar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në Siçili, pasi ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime pak ditë më parë.

Pas katër ditësh në gjendje kritike në spital, Tili Pilinci, 39 vjeç, ka humbur jetën në spitalin “Villa Sofia” në Palermo, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Në momentin e përplasjes fatale, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, humbi jetën Flori Topalli, 24 vjeç, i cili ndodhej në të njëjtin automjet.

HW

Sipas mediave italiane, 39-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin “Barone Lombardo” në Canicattì, por për shkak të gjendjes shumë të rëndë u transferua më pas në reanimacionin e spitalit “Villa Sofia” në Palermo, ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë për katër ditë. Megjithatë, plagët e rënda rezultuan fatale.

Dy viktimat, me origjinë shqiptare, jetonin në zonën e Canicattì dhe Naro dhe punonin si punëtorë sezonalë në bujqësi. Mëngjesin e aksidentit ata po udhëtonin drejt vendit të punës kur automjeti me të cilin lëviznin u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të rëndë. /tch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.