Aksident trafiku në Topanicë, lëndohen ngasësit e veturave

Gjilan – Në fshatin Topanicë të Kamenicës raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile njoftoj policia e Kosovës.
Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar me veturën “Mercedes”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kalon në shiritin tjetër qarkullues dhe godet veturën “Opel Frontera” me ngasës viktima mashkull shqiptar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin të dy ngasësit e veturave.