Fundamenti

AKR : Vetëm së bashku mund të bëjmë punë të mira për Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Dega e AKR-së në Kamenicë, konsideron se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e thirrur për datën 15.10.2020, nuk i plotëson kriteret për të qenë e tillë. AKR do të votojë buxhetin e komunës vetëm kur Kryetari Kastrati të arrijë një marrëveshje me këshillat lokale dhe këshillat e prindërve përsa i takon çështjes së riorganizimit të mësimit në objekte shkollore në Kamenicë.

Po aq sa është kompetencë e Kryetarit riorganizimi i shkollave, aq është edhe kompetencë e këshilltarëve komunal miratimi i buxhetit, prandaj kjo duhet t`i shërbejë Kryetarit Kastrati si mësim, se proceset nuk shtyhen përpara kokë në vete. Shpresojmë që çështja e shkollave të zgjidhet përmes një dialogu të mirëfilltë kryetar – qytetar dhe që deri atëherë procesi i riorganizimit të shkollave të pezullohet.

Mobi Casa

Sa i përket çështjes së dhënies në shfrytëzim të pronave përmes procesit të negocimit, konsiderojmë se këshilltarët komunal duhet të kenë më shumë informata dhe kohë për vendime të këtilla, për të shmangur mundësinë e keqpërdorimeve dhe negocimeve të dëmshme në llogari të pronave dhe pasurisë komunale.

Këshilltarët kërkojnë më shumë informata dhe kohë në mënyrë që për këtë çështje të vendoset në një mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal. Ajo që tashmë e kemi mësuar është se tri kompani, me gjithsej 5 punëtorë, me kapital prej 10 mijë eurosh secila, e që janë regjistruar para dy muajsh, po pretendojnë që me proces negocimi të marrin pronat komunale, njëra nga to me rëndësi jetike për ujin dhe kullosat e Kopernicës thuhet në reagimin e degës së AKR-së në Kamenicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.