AKR-së i dalin telashe edhe në degën e Vitisë

Gjilan – Përparim Sadiku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike përbrenda AKR-së në Viti. Përparim Sadiku ka thënë për rajonipress se arsyeja e dorëheqjes së tij është pakënaqësia me kryetarin e degës Enver Ukshinin, i cili në AKR është për t`i mbrojtur interesat personale e familjare e kurrsesi shoqërore e ideologjike.
Sadiku tha se kryetari Ukshini, për shkak të frikës për tu përballur me kritika për mos punë ka qe një vit që nuk ka ftuar mbledhje të këshillit drejtues të degës, duke sabotuar kështu aktivitetet e AKR-së dhe njerëzve brenda saj. “Një arsye tjetër e dorëheqjes sime është ngase kryetari i degës heziton të dal kandidat i AKR-së për kryetar komune, duke pas për qëllim që t’ia servoj votat tjetërkujt. Dorëheqjes sime i bashkëngjiten 10 nëndegë duke mos qenë të kënaqur me punën e kryetarit Ukshini” ka thënë Sadiku.
Sadiku ndryshe tha se i falënderon nga zemra të gjitha ata që i kanë besuar punës së tij dhe duke u thirr në ndërgjegjen morale dhe shoqërore ka vendosur ta marr një hap të tillë duke dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në AKR në degën e Vitisë.
Ndryshe Sadiku ka qenë një ndër themeluesit e parë të AKR-së në Viti, pesë vite nënkryetar i parë i degës dhe së fundi i emëruar si këshilltar politik i partisë dhe kryetarit të AKR-së në Viti./rajonipress/