RCCOLA

AKP ofron për shitje 47 lokale e prona atraktive në disa rajone të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i 47 pronave në lokacione atraktive në disa qytete të Kosovës, përmes tenderit që është shpallur me 6 qershor dhe do të mbyllet me datë 26 qershor.

Vala e shitjes së aseteve me nr. 66 (ShAL 66) përfshin 13 asete në rajonin e Prishtinës, ku ka ndërtesa Administrative, lokale, depo e toka, që paraqesin mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e veprimtarive biznesore. Në rajonin e Prishtinës po ashtu ka lokale e toka në shitje edhe në Komunën e Podujevës dhe të Graçanicës.

Në rajonin e Pejës janë në shitje 10 asete, si ndërtesa e lokale, depo si dhe objekt hotelier (motel), që gjinden në Pejë, Gjakovë, Klinë e Istog. Gjithashtu në rajonin e Pejës janë vendosur për shitje edhe toka bujqësore që janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.

Në rajonin e Prizrenit mund të ofertoni për blerje të lokaleve dhe depove. Janë gjithsej 10 lokale në shitje në këtë rajon. Për më tepër në këtë rajon në tender ka prona që gjenden edhe në Komunën e Dragashit.

Në rajonin e Mitrovicës AKP ka nxjerrë në shitje 12 asete, lokale, zyre më sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi. Po ashtu ka asete edhe në Komunat e Mitrovicës e të Vushtrrisë. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Kurse në Rajonin e Gjilanit janë 2 asete të tenderuara në ShAL 66.

KKVITI

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.64 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 26.06.2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Listën e Aseteve të tenderuara mund t’i gjeni të bashkangjitura në këtë e-mail dhe në linkun https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20751

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400.