Eko Higjiena

AKP-ja eliminon tetë kompani me renome botërore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka arritur të përzgjedhë kompaninë që do të këshillojë për mënyrën e riorganizimit të “Trepçës”, shkruan sot “Koha Ditore”. Një komision vlerësues i AKP-së i ka eliminuar tetë nga nëntë kompanitë që kanë qenë në garë për këtë shërbim.

Bordi i AKP-së ka kërkuar një rivlerësim të ofertave, pasi dyshon se janë bërë gabime në vlerësim. Përveç kësaj, edhe kalimi i ligjit të ri të ndërmarrjeve publike në qeveri, i ka ndalur aktivitetet e AKP-së për “Trepçën”.

Fundamenti

Dështimi i përzgjedhjes së ofruesit të shërbimeve profesionale për “Trepçën”, dyshohet se është ndikuar edhe nga vendimi i Qeverisë për transferimin e kësaj ndërmarrje në pronë publike. (“Koha Ditore”).