Akili fantastik, kalon në finale të Evropianit të Hapur

Ka nisur sot Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Akil Gjakova ka kaluar në finale, duke siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë. Gjithsesi, ai synon vetëm të artën tani.
Xhudisti kosovar në gjysmëfinale mposhti moldavianin, Petru Pelivan./Gazeta Express/