Fundamenti

Akademik Mark Krasniqi sjell kujtimet e tij në një libër

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, të premten është përuruar libri “Kujtime e përjetime – Shënime biografike” i autorit Mark Krasniqit. Në libër pasqyrohet jeta dhe vepra e autori në të gjitha periudhat e jetës së tij. Ky libër u vlerësua lart, ngase siç u tha “pasqyron kontributin e madh që ka dhënë autori për çështjen e kombit shqiptar”.

Me këtë rast, kritiku letrar, Vehap Shita, më tepër u ndal në përjetimet e tij, derisa i kishte në dorë dorëshkrimet e librit para se të dilte në botim. Duke folur për biografinë e pasur shkencore të Mark Karasniqit, ai tha se Marku do të lë një gjurmë të pashlyer në aspektin shkencor e politik të dhe kontributin e tij për kombin shqiptar.

“Mark Krasniqi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së vetë ishte dhe mbeti luftëtar i paepur për lirinë dhe pavarësinë dhe të drejtat e popullit të vetë. Kjo është vërejtur në çdo shkrim të tij, këtë e vërente edhe armiku dhe pushtuesi. Prandaj edhe ishte gjithmonë i ndjekur dhe i persekutuar në mënyra të ndryshme. Për letërsi Mark Krasniqi interesohet që kur ishte nxënës i gjimnazit kur shkruante vjershat e para”, ka thënë Shita.

Ndërkaq, shkrimtari Anton Nikë Berisha theksoi se në veprën “Kujtime e përjetime – Shënime biografike”, të Mark Krasniqit, ndriçohen shumë veprime të ndritshme të jetës së Markut.

“Duke parë në këtë dritë vepra Kujtime e Përjetime shënon një ngjarje të rrallë në krijimtarinë e autorit dhe në kulturën tonë. Me pak fjalë vepra nuk shpreh vetëm të dhënat biografike, por është një mozaik i qenësishëm i vëzhgimit të rrjedhave të popullit shqiptar të Kosovës, por edhe të botës shqiptare në përgjithësi, në një periudhë kohore gati një shekull. Të dhënat e ndryshme të biografisë së tij duke filluar nga viti 1920 e deri më sot kur profesor, Marku ende merr pjesë aktive në rrjedhën e jetës sonë kulturore politike janë vetëm shkas e nxitje që të ndriçohen dukuri që e cilësuan botën shqiptare”, ka thënë Berisha

FITORJA

Kurse, historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi tha se libri i Mark Krasniqit, do t’i shërbejë edhe atij në aspektin e historisë, ngase përmban në vete shumë përjetime interesante të vetë autorit.

“Për mu libri i Mark Krasniqit është i një rëndësie të veçantë që vjen nga një autor, nga një njeri i cili ka kaluar katër fazat nëpër të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare në kthesën e saj historike deri më sot, dhe për mu kjo ka rëndësi. Në këtë kontekst, do të shoh edhe këtë libër edhe veprimtarinë e Mark Krasniqit. Si historian, ky libër për mua ka rëndësi edhe për historianët e tjerë sepse prej tij do të nxjerrin fakte shumë të rëndësishme, të cilat pastaj mund t’i inkorporojë në vlerësimin e ngjarjeve të cilat kemi kaluar”, ka thënë Buxhovi.

Ndërsa, vetë autori i librit, akademik Mark Krasniqi, pasi që ka falënderuar të pranishmit, me shaka u shpreh për librin e tij se është një “Kavurme”.

“Është e zakonshme që dorëshkrimi të regjistrohet këtu në bibliotekë dhe më pyetën se çka është ai, çka është përmendur ky libër, i thash është gjithçka. Në ato kujtime që me kanë rënë në mend, në ato përjetime që i kam shkruar në këtë libër”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, në librin e Mark Krasniqit “Kujtime e përjetime – Shënime biografike” pasqyrohet jeta dhe vepra e autori në të gjitha periudhat e jetës së tij, si dhe kontributi në jetën shkencore, kulturore e politike/kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.