Uji Dea

Ajeti: Te Augsburgu do të rritem më shumë si lojtar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Albian Ajeti duke shumë i lumtur pas transferimit te klubi gjerman Augsburg.

Edhe përkundër se kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Ajeti u transferua te klubi gjerman, Augsburg, ai flet për përshtypjet e tij pas transferimit nga ekipi nga liga zvicerane, Baseli.

Në një intervistë për “Kicker”, futbollisti 18-vjeçari, Albian Ajeti, mendon se Augsburgu ishte zgjedhja e duhur për të.

Mobi Casa

“Tek Augsburg mendoj se janë të gjitha kushtet që unë të vazhdoj të rritem gjatë viteve të ardhshme. Ky ekip më bën të ndihem komod pasi nuk ekziston një presion i madh si në skuadrat e tjera të Bundesligës”, ka deklaruar Ajeti.

“E kuptova që ishte klubi perfekt për mua, menjëherë sapo mbërriti oferta”, shtoi me tej sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti.

“Intensiteti i seancave stërvitore këtu është shumë i lartë, por nuk e kam aspak problem”, përfundoi 18 vjeçari. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.