Aida Dërguti nuk e kursen as AAK-në dhe NISMA-n, thotë se financohen nga skemat korruptive

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, gjatë një adresimi përmes një video, ku kërkon mjete financiare për partinë e saj, thotë se financat i kanë kryesisht nga anëtarësia.
Por ajo bën edhe një akuzë për të gjitha partitë e tjera politike, duke mos kursyer as partneret e koalicionit opozita, AAK-në dhe NISMA-n për Kosovën, raporton Indeksonline.
“Vetëvendosje është një subjekt që mbështetet tek anëtarësia e gjerë e saj, dhe kjo ia mundëson që të mbetet e pa korruptuar. Ne nuk financohemi nga skemat korruptive e as nga tenderët, siç veprojnë partitë e tjera”, thotë Dëguti, duke mos specifikuar se cilave parti iu referohet.
Vetëvendosje është duke funksionuar më shumë se 7 muaj bashkë me dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA-n, në Kuvendin e Kosovës.
AAK dhe NISMA kanë qenë në pushtet për disa kohë. Ndërsa mbrëmë sekretari i VV-së Dardan Molliqaj, la të kuptohet se rrugëtimi i opozitës nuk do të jetë më bashkë./Indeksonline/