Fundamenti

“Ne do të mbrohemi”, Osmani: Serbia është burimi i vetëm destabilitetit në Ballkan

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në rajon, duke e akuzuar për veprime agresive, akte terroriste dhe përpjekje për destabilizimin e shteteve fqinje.

Sipas saj, qëllimi i udhëheqjes serbe është rikthimi i Ballkanit në të kaluarën, ndërsa ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbrojë veten dhe të kundërshtojë çdo tendencë hegjemoniste që vjen nga Beogradi.

Në një intervistë për TRT Balkan, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për Deklaratën për bashkëpunim ushtarak që Kosova ka nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke theksuar se ky është një hap i natyrshëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Ajo theksoi se ky bashkëpunim, që ka ekzistuar prej kohësh, tani është formalizuar në një marrëveshje trepalëshe dhe është në përputhje me standardet e NATO-s.

Presidentja Osmani ka përmendur gjithashtu se Kosova po bisedon me disa shtete të tjera për të zgjeruar këtë bashkëpunim, por nuk ka dhënë detaje për emrat e mundshëm.

Për sa i përket reagimit të Serbisë ndaj kësaj marrëveshjeje, Osmani e ka quajtur atë tipik dhe ka theksuar se Serbia vazhdon të mbetet burimi i destabilitetit në rajon.

ARKATANA

“Serbia ka vepruar me akte agresioni dhe akte terrorizmi. Serbia ka tentuar ta shkatërrojë Bosnje e Hercegovinën nga brenda duke e destabilizuar. Serbia shkakton probleme ndaj Kroacisë dhe vendeve të tjera në rajon. Pra, është shumë e qartë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor se kush është burimi i vetëm i destabilitetit – dhe ajo është Serbia”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova do të mbrojë interesat e saj dhe do të vazhdojë të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

“Ne padyshim që do ta mbrojmë vetveten nga këto ide hegjemoniste dhe imperialiste që ka udhëheqja e Serbisë, e cila synon të na kthejë në vitet ’90, të na kthejë në të kaluarën. Ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes. Dhe e ardhmja mund të jetë e qetë dhe e qëndrueshme vetëm nëse mund të mbrohemi nga agresorë si Serbia, e cila gjithashtu sjell ndikime të dëmshme në rajon nga Rusia, Kina dhe Irani”, ka theksuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka thënë gjithashtu se Kosova dhe vendet e tjera të rajonit janë të harmonizuara me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian dhe po punojnë ngushtë me partnerët e NATO-s për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë janë duke shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në misione paqeruajtëse në mbarë botën”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.