Fundamenti

Ahmeti në garë për Prishtinën, pa e shlyer borxhin e FER-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Themeluesit e ish-partisë Fryma e Re, nuk pritet të paguajnë borxhin prej 3 mijë e 50 euro të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të lëshimeve që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2010. Ata konsiderojnë se me shuarjen e këtij subjekti politik, është dashur që të gjitha obligimet që i ka pasur kjo parti të ngrihen.

Ish-kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, tani nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryetar të Prishtinës, ka thënë për Tribunën se kanë kërkuar sqarim nga Komisioni Qendror Zgjedhor se si ka mundësi që një parti politike, e cila është shuar nga vetë ky komision, të paguajë gjobë kur e njëjta nuk ka të drejtë të përfitojë fonde nga KQZ-ja.

RCCOLA

“Partia Fryma e Re i ka dërguar dy shkresa te KQZ-ja në lidhje me këtë çështje, ku ka kërkuar sqarime rreth dy çështjeve. Njëra është se Fryma e Re nuk e ka marrë asnjëherë financimin që me ligj i ka takuar partive të reja në një fushatë zgjedhore dhe dy, ka qenë çështja se si një parti e shuar nga vetë KQZ-ja të mund të paguajë gjobë kur nuk ka të drejtë të ngritë fonde e as individualisht askush nuk mund të paguajë në emër të saj”, ka thënë Ahmeti… ( Tribuna).