Hidromorava

Agushi nuk ka frikë nga rivalët: Jam njeri i fjalës dhe i besës, premtimet e mija janë reale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përparësitë e mija ndaj kandidatëve tjerë dihen dhe janë të qarta, BNA-ja asnjëherë ska qen në pushtet, kurse unë jam njeri i fjalës dhe i besës tashmë më i dëshmuar, dhe gjithherë kam me qen pranë qytetarëve, sepse ne nuk mashtrojmë, premtojmë gjërat që nuk bëhen lehtë, premtimet që do t`i japim gjatë fushatës kanë me qen të kujdesshme dhe reale thotë Isa Agushi.

Agushi mendon se kandidatët e subjekteve tjera i ka provue shumë herë elektorati dhe kanë dal zhgënjyese ndaj qytetarëve.

“Ne nuk marrim urdhra nga lart si subjektet tjera, për ne qytetarët janë mbi gjithë dhe jo klanet dhe grupet e ngushta të interesit qysh kanë qen deri më tani. Unë besoj fuqishëm që tani jemi vetëdijesuar dhe të ngopur nga premtimet marramendëse dhe nga mashtrimet ose interesat e ngushta të ndonjë individi qysh ka qen deri më tani.
Ne si subjekt politik do të qeverisim me shoqërinë civile dhe me profesionistët ma të mirë që i ka Gjilani. Tani është koha që njëherë e përgjithmonë ne vet ta qeverisim komunën ton me njerëzit tan ma të mirë. Gjilani ka mbet në dorë të disa individëve të pa vlerë pa asnjë kontribut ma të vogël se kanë dhanë për Gjilanin” tha Agushi për rajonipress.

Mobi Casa

Sipas tij koha ka ardhë që ta bëjmë ndryshimin e shumëpritur dhe që i ka mungue qytetit tonë që e duam me zemër e jo me fjalë.

“BNA-ja është alternativa më e mirë dhe e pastër si loti. I lus qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe fjalëve të kota, njëkohësisht bëjmë apel ejani dhe punojmë së bashku për Gjilanin që e duam me vepra dhe jo me fjalë” tha Agushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.