Eko Higjiena

Agim Veliu: Bukoshi, Haraqija e Gashi profiterët më të mëdhenjë të Familjes Rugova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu i është përgjigjur Dardan Gashit, duke thënë se ai bashkë me Bujar Bukoshin e Astrit Haraqinë janë profiterët më të mëdhenj të Familjes Rugova.

Kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së Agim Veliu iu ka përgjigjur Dardan Gashit për akuzat që ky i fundit i kishte bërë për ish- partin e tij.

Veliu ka thënë se “profiterët më të mëdhenj në emër të familjes Rugova janë Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi”.

Ai ka thënë se familja Rugova për LDK-në është e shenjt.

Uji Dea

“LDK-ja asnjëherë nuk e ka keqpërdor familjen Rugova, për LDK-në familja e presidentit Rugova është institucion. Mirëpo grupe dhe njerëz të caktuar e kanë keqpërdorur familjen e Rugovës në të gjitha mënyrat më të pista”, ka thënë Veliu për standardi.info të enjten pas dite.

Ai ka thënë se “nuk qëndrojnë ato që i thonë ata që e shesin partin për pare dhe pozita”.

“Ata kanë bërë koalicion me Hashim Thaçin për pare dhe pozita e kanë shit partinë dhe nuk kanë asnjë parim”, ka thënë Veliu.

Sipas Veliut “ata as nuk përfaqësojnë dicka të LDK-së”.