FITORJA

Agim Rashiti bëri realitet idealin dhe kauzën kombëtare në rrugën e lirisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe pranë bustit të Agim Rashitit është mbajtur akademi përkujtimore në shënim të 30 vjetorit të rënies së dëshmorit, që nga të pranishmit ai u cilësua personalitet me virtyte të larta kombëtare, intelektuale, por edhe shkathtësi të dalluara sportive.

Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se Agim Rashiti, idealin dhe kauzën kombëtare e ka bërë realitet.

“Agimi ishte ai i cili nga një familje me taban atdhetarësh, e bëri realitet idealin dhe kauzën kombëtare të cilën ai e realizoi me flijim, ndërsa ne të gjallët po e prekim me lirinë e cila ka themelin e fuqishëm në gjakun e të rënëve për liri. Dëshmori Rashiti, ka qenë i dashur për të gjithë ne, ai përpos veprës së pashlyeshme që ka si dëshmorë i kombit, ka qenë një vlerë e çmuar edhe në fushën e sportit si kampin i shpallur në fushën e boksit në mesin e të rinjëve”, ka thënë Ismajli.

FITORJA

Ndërsa, në aspektin historik, profesori Blerim Haziri ka folur për prejardhjen e familjes Rashiti dhe zhvillimit e lëvizjet e saj nëpër pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare duke përshkruar historikun që nga viti 1878 e deri në rënien heroike në oborrin e Spitalit Regjional ku u qëllua nga një snajper i okupatorit serb.

Për të përshëndetur të pranishmit në skenën e kësaj akademie është paraqitur vajza e dëshmorit Majlinda Rashiti, e cila tha se kontributi dhe gjaku i dëshmorëve na bënë krenar dhe borxhlinjë në të njëjtën kohë ndaj tokës së besës dhe shpresës.

Ajo më tej në emër të familjes ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me motivacionin për përkujdesjen e vazhdueshme ndaj dëshmorëve dhe të rënëve për liri, e në veçanti dëshmorit Agim Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.