Mobi Casa

Asllani: Gjilani meriton një qeverisje të përkushtuar dhe projekte konkrete që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve dhe nevojat e tyre urgjente

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ndërsa është përmendur shpesh realizimi i 87 premtimeve nga 109 të dhëna, sot me emërimin e ri të u.d të Shëndetësisë, ky numër praktikisht u zvogëlua në 86 premtime të pa përmbushura, udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni ka shkruar Zake Asllani kryetare e AGK në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Megjithëse kuptojmë rëndësinë e përzgjedhjes së personave të duhur për pozitat kyçe, prioriteti duhet të jetë përmbushja e premtimeve që ndërlidhen me shërbimet e drejtpërdrejta për qytetarët.

ARKATANA

Këto emërime të përsëritura brenda një kohe të shkurtër, në të njëjtën drejtori, vetëm sa po i thellojnë problemet e këtij institucioni. Si grua e angazhuar politikisht dhe qytetare e Gjilanit, kërkoj nga Kryetari Hyseni që fokusi të kthehet në përmbushjen e projekteve që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe jo vetëm në ndryshimet administrative që duket se po zvarrisin proceset dhe angazhimet e dhëna ndaj qytetarëve.

Gjilani meriton një qeverisje të përkushtuar dhe projekte konkrete që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve dhe nevojat e tyre urgjente./rajonipress/