Eko Higjiena

Agim Paca akuzon Hasanin për falsifikim dokumentesh…

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Profesori universitar Agim Paca akuzon ish-Rektorin Enver Hasanin për shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme. Për këtë, ai ka deponuar padi në Prokurori, por organi i akuzës tash e një vit nuk ka lëvzur fare në këtë drejtim. Express sjell detaje nga rasti i profesorit me Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Agim Paca një profesor universitar ka afro një vit që pret një përgjigje nga Prokuroria e Shtetit për një padi penale që ka bërë ndaj Kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetues, ish-rektorit të UP’së, Enver Hasani.

Por ai nga organi i akuzës nuk ka marr asnjë konfirmim; nëse padia e tij po hetohet apo është mbyllur rasti.

“Kurrfarë komunikimi me Prokurorinë nuk kam pasur. Nuk më kanë kontaktuar dhe ende nuk e dijë se çka u bë me padinë time”, thotë Paca për Express.

Ai pretendon që padia e tij është e argumentuar dhe përbënë krejt faktet për të nisur një hetim penal kundër Enver Hsanit, për veprimet e tij si rektor i UP’së.

Paca e kishte akuzuar Hasanin për shpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenti zyrtar dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pas shkarkimit të Pacës nga pozita e dekanit të Fakultetit Juridik.

FIDANISHTJA

Paca padinë e deponoi në prillin e vitit 2013 në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pak kohë pasi Gjykata ka vendosur në favor të tij, duke konstatuar se shkarkimi ishte i paligjshëm.

Aktgjykimi i fundit i formës së prerë i nxjerrë në dhjetor të vitit 2012 nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka konstatuar se shkarkimi i dekanit të Fakultetit Juridik, Agim Paca, me vendim të rektorit të atëhershëm, Enver Hasani, ka qenë i jashtëligjshëm. Gjykata ka konstatuar, ashtu siç parashihet në Statutin e UP-së, se shkarkimin e dekanit ka mundur ta bënte senati, por kurrsesi rektori. Për shkak të këtij vendimi të paligjshëm që kishte marrë ish-rektori, universiteti “Hasan Prishtina” do të detyrohej ta kompensojë ish- dekanin e Juridikut, Agim Paca, me 7 mijë e 500 e 79 euro pagë bruto. Përveç kësaj do të detyrohej t’ia paguajë edhe 780 euro për shpenzimet që ka pasur kaq vjet nëpër procese gjyqësore.

Agim Paca e kishte hapur një rast kundër Enver Hasnit edhe në institucionin që ky i fundit e drejton, në Gjykatën Kushtetuese. Aty ai kishte kontestuar mënyrën e ngritjes nëpër shkallët akademike të Enver Hasanit.

Një kolegj i Gjykatës Kushtetues e shqyrtoi lëndën e tij, dhe në fund vendosi që Agim Paca nuk ishte person kompetent për ta bërë këtë denoncim.

“Parashtruesi (Agim Paca) nuk ka paraqitur asnjë dëshmi që, prima facie, tregojnë se ka shkelje të të drejtave të tij/saj të garantuara me Kushtetutë…Rrjedhimisht, parashtruesi nuk është pale e autorizuar dhe kërkesa duhet te hedhet si e Papranueshme”, konstatoi kolegji i gjyqtarëve në dhjetor të viti 2010.

Në një prononcim për Express pretendon që edhe rasti i ngritur nga ai kundër Enver Hasanit në Gjykatën Kushtetues është mbyllur pa të drejtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.