Agani: Politika të mos përzihet në BIK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, njëherazi ministër i Shëndetësinë, Ferid Agani, i ka dal në mbrojtje Bashkësisë Islame të Kosovës, duke porositur të gjitha institucionet, qoftë politike dhe jo politike, që të mos përzihen në punët e brendshme të BIK-ut. Sipas tij, Kosova është shtet laik, andaj assesi politika nuk guxon të përzihet në institucionet fetare.

Këto komente Agani i ka bërë të enjten me rastin e nominimit të tre kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet e 3 nëntorit.

UBT

“Ne jemi shtet sekular dhe laik, ku janë të ndara pushtetet, pra feja dhe politika. Tani shtroj pyetjen sa është e moralshme që të gjitha institucionet, çfarëdo qofshin ato, shtetërore apo të tjera, të ngatërrohen dhe të hyjnë në punët e institucioneve fetare. PD-ja e konsideron këtë çështje si çështje të brendshme të BIK-ut dhe jam i bindur se si institucion që e ka dëshmuar veten në të gjitha periudhat, do të dijë të gjejnë përgjigje edhe në këtë situatë”, ka pohuar ai, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, ndaj zhvillimeve të fundit në BIK kanë reaguar institucione të ndryshme, përfshirë edhe KMDLNJ-në./Telegrafi/