Uji Dea

Agani: Dushi nuk ishte kërcënuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-zyrtari i Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, Skënder Musa, tashmë në cilësinë e avokatit të Edon Hajrullagës, drejtor i arrestuar i kompanisë “Prima Pharm” si dhe zyrtarit të AKPM-së Ardian Zeneli, ka ngjallur reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me një deklarim të tij për arrestimet në AKPM.

Sipas Musës, në një takim të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarë të Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, kanë kërkuar dorëheqjen e Ilir Dushit, kryeshef tashmë i arrestuar në AKPM. “Dorëheqja nga Kabineti Dushit i ishte kërkuar pasi i ishte thënë se është nën hetime”, ka thënë Musa.

Uji Dea

Ndonëse nuk është avokat i Ilir Dushit, ai ka deklaruar se arrestimi i kryeshefit është bërë me qëllim të ndërrimit të strukturave në AKPM. Por, këto pohime të Musës, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e reflektojnë të vërtetën.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, përmes zëdhënësit të tij Faik Hoti, i kontaktuar nga gazeta Tribuna, i ka demantuar këto pohime të Musës… (Tribuna).