Fundamenti

Afrim Shala sjellë edhe një libër të veçantë dhe aktual

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Autori Afrim Shala ka sjellur librin e tij “Hyrje në të drejtën penale” i cili sa është aktual është edhe shumë i vlefshëm e i dobishëm për sferën juridike. Libri është pritur mirë nga njohës dhe studiues të kësaj lëmie.

E veçanta e këtij libri, qëndron në atë se është teksti i parë i cili e trajton pjesën e përgjithshme të së drejtës penale, duke u bazuar në Kodin e ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 01.01.2013.

Botimi i dytë i tekstit “Hyrje në të drejtën penale” i autorit Afrim Shala është determinuar nga disa arsye. Në këtë aspekt, vlen të përmendet se botimi i parë i këtij teksti është bërë në fillim të vitit 2011 dhe e tërë sasia e këtyre teksteve i është shpërndarë falas studentëve, bibliotekave të Regjionit të Gjilanit, Prishtinës, Ferizajit, institucioneve të ndryshme që merren me promovimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës, juristëve, etj.

Recensentët e librit Azem Hajdari, Nuredin Lutfiu dhe Isuf Sadiku e kanë vlerësuar lartë vlerën e këtij libri i cili pos që është botuar në një kohë aktuale, ai shtjellon në mënyrë të thukët, argumentuese dhe profesionale të drejtën penale.

Përveç kësaj, më datën 1 Janar 2013, ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar ndryshime të theksuara, si në pjesën e përgjithshme, ashtu edhe në pjesën e posaçme, andaj edhe e bënë librin të dobishëm për të gjitha kategoritë që merren me këtë profesion thotë autori dhe botuesi i librit Afrim Shala.

Fundamenti

Në këtë mënyrë, me qëllim që studentët të njihen më për së afërmi me dispozitat e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës dhe me qëllim që të njëjtëve t`i ofrohet një tekst për përgatitjen e provimit nga lënda “E drejta penale I”, autori ka vlerësuar se është e nevojshme dhe e dobishme për studentët botimi i dytë i tekstit “Hyrje në të drejtën penale”.

Në tekstin “Hyrje në të drejtën penale”, Botimi i dytë, trajtohen në mënyrë të përgjithshme disa nga çështjet më të rëndësishme të pjesës së përgjithshme të së drejtës penale, si degë e sistemit pozitiv të së drejtës dhe për shkak të hapësirës së kufizuar, këto çështje nuk janë trajtuar në mënyrë të hollësishme, por janë trajtuar vetëm në mënyrë gjenerale.

Me disa përjashtime të caktuara, struktura dhe radhitja e kapitujve të këtij teksti, është bazuar në strukturën dhe rendradhitjen e dispozitave të caktuara ligjore nga pjesa e përgjithshme e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, në këtë tekst, trajtimi i çështjeve të caktuara nga pjesa e përgjithshme e së drejtës penale është bërë duke u bazuar edhe në literaturën bashkëkohore të vendit dhe të huaj nga lëmi i së drejtës penale, literaturë kjo e cila është e përshkruar në pjesën e fundit të këtij teksti .

Ndryshe ky është libri i pestë i autorit Afim Shala i cili aktualisht edhe punon në Gjykatën Themelore në Gjilan si gjykatës profesionist dhe ndryshe njëri nga njohësit më të mirë të Anamoravës e Kosovës në fushën e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.