Eko Higjiena

Aferdita Taçi, shuhet Ofelia shqiptare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja Afërdita Taçi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar përmes një njoftimi për mediat, në shenjë homazhi për figurën e saj artistike dhe njerëzore. Përcjellja për në banesën e fundit është bërë të dielën më 3 mars, nga familja. Afërdita Taçi lindi në Berat në vitin 1932.

Ajo debutoi dhe interpretoi në skenë role të paharruara për shikuesit. Afërdita ishte një nga aktoret më të çmuara dhe të vlerësuara në periudhën 1954-1965. Studimet e mesme i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën e dramës.

Në vitin 1954 ajo filloi punë në Teatrin Popullor. Që në fillim u dallua në skenën e teatrit si një aktore që ngjallte emocione, si dhe një aktore me shumë nur skenik.

Eco Higjiena

Ajo ka luajtur me sukses shumë role kryesore, si tek “Hamleti”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Borgjezi fisnik”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Shtrëngata”, “Mbi gërmadha”, “Kopshti i Jargavanëve”, “Nderi i familjes”, “Shok klase”, “Familja e peshkatarit” etj… Por ajo mbeti e paharruar për rolin e Ofelisë tek tragjedia “Hamleti”.

Në Festivalin Kombëtar të Teatrove në vitin 1961, Afërdita mori çmim të parë për rolin e Ofelisë. Gjithashtu u dekorua edhe me urdhrin e punës të klasit të tretë. Në vitin 1965, Afërdita Taçi largohet përfundimisht nga skena e Teatrit.(BW)