RCCOLA

Afërdita Dreshaj largohet nga “Agon Channel”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

E kishte marr me shumë pasion angazhimin e saj në televizion. Por, pa kaluar tre muaj, Afërdita Dreshaj ka braktisur televizionin “AgonChannel” duke lënë përfundimisht punën e saj si moderatore aty. Kështu ka pohuar këngëtarja për mediat shqiptare, ndërsa ka treguar arsyet e largimit të saj.

“Po, është shumë i vërtetë. Nuk mund ta quaj tamam ikje, se duket sikur kam braktisur diçka, ndërkohë që ne kemi rënë dakord të dyja palët për këtë vendim. Unë nuk bëj dot vetëm një punë. Nuk jam mësuar të rri rehat, të marr një rrogë në fund të muajit dhe të jetoj. Jo, unë duhet të jap maksimumin. Drejtuesve të “Agon” nuk u pëlqeu kjo gjë.

Uji Dea

Më kërkuan të lë gjithçka, për t’iu përkushtuar vetëm atyre, duke anashkaluar çdo gjë tjetër, edhe jetën time madje. Pastaj nuk më pëlqejnë gjërat e paorganizuara. Nejse, nuk dua të flas shumë për këtë”, ka treguar ajo duke mohuar se paratë mund të kenë qenë një arsye më shumë për largim.