Afërdita Dreshaj i kthehet vendlindjes
Si duket kohën ia ka lënë që kësaj radhe të destinohet kah vendlindja e saj Tuzi.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen e njohur Afërdita Dreshaj e cila është me prejardhje nga Malësia e Madhe por që jeton në Amerikë.
Pas shumë shëtitjeve anë e kënd botës, bukuroshja ka ndarë pak kohë për vendlindjen. E kënaqësinë e të qenit në vend të vet nuk e fsheh as vetë Afërdita e cila në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka shkruar.
‘Finaly in Montenegro. Some kises from Montenergo (Më në fund në Mal të Zi. Shumë puthje nga Mali i Zi)”. Në këtë mënyrë i është drejtuar këngëtarja seksi, fansave të saj përmes rrjetit social ‘Twitter’, ku kohëve të fundit po kalon jo pak kohë.