UBT

Adriana Kurtishaj, shqiptarja që po çmend boshnjakët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E shkolluar në fushën e ekonomisë, ajo rastësisht futet në botën e televizionit. Televizioni ku punon ajo është shumë urban dhe modern kështu që Adrianës i pëlqen kjo punë që bën dhe shikuesit e saj janë shumë të kënaqur me të. Pas një viti si prezentuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianës i japin një detyrë të re duke filluar udhëheqjen e një shou program zbavitës të quajtur “Nedjeljom popodne” (Të dielën pasdite) një format si ‘’E diell’’ e TCH, ku edhe sot e kësaj dite e drejton.

Njëzetepesëvjeçarja, për momentin po i ‘çmend’ boshnjakët në televizionin OBN, është shqiptarja Adriana Kurtishaj, e lindur në Slloveni. Pas shumë viteve të kaluara në Slloveni, destinacioni i Adrianës ka qenë Sarajeva ku para 5 viteve fillon punë në televizionin OBN, fillimisht si prezantuese e motit.

Hidromorava

Adriana për momentin është një nga femrat më të popullarizuara dhe më të bukura në mbarë Bosnjën, me disa mega programe pas vetes, një rol udhëheqës në televizion, mijëra fansa, paparacët që e ndjekin nga shkon, që do të thotë se është një show girl tepër e famshme.

Një nga projektet më të mëdha të karierës së saj është dhe udhëheqja e spektaklit “Zvijezde plešu” apo ‘’Yjet vallëzojnë’’, një spektakël që e ka udhëhequr bashkë me kolegun e saj Fegja Fetahagiq, ndërsa pas këtij spektakli ajo fillon një tjetër akoma më të madh të quajtur ‘’Stars with stars’’