Adnan Merovci: Uka është i manipuluar dhe i keqëpërdorur

Ish-truproja e Ibrahim Rugovës Adnan Merovci ka komentuar arrestimin e deputetit Ukë Rugova nga ana e EULEX’it duke thënë se djali i Presidentit është i manipuluar.
“Uka është manipuluar, është i keqpërdorur dhe ndoshta pa vetëdijshëm është ndodhur në këto hallka…”, ka thënë Merovci për InfoMagazin të Klan Kosova.
Merovci ka thënë se i ka dëgjuar përfoljet e shumta për Ukën vetëm pasi është larguar nga Presidenca.
“E vërtetë është këto i kamë dëgjuar. Ka të bëjë me periudhën kur unë jam tërheq , nuk dua të dalë një engjëll… kur kam sundu unë aty këto gjëra nuk kanë ndodhë por ndihem keq për këto përfolje”.
“Nuk ndihem përgjegjës sepse bëhet fjalë për periudhën kur jam tërhequr”, ka shtuar Merovci.