Eko Higjiena

Administratë e klaneve mafioze e korruptive

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shërbimet e administratës publike, të mbushura me familjarë e militantë partiakë.

Krasniqi: Nuk sundon ligji, por vullneti i politikanit dhe i oligarkut të kriminalizuar

“Nëse nuk jeni pjesë e këtyre organizimeve, në këto institucione, është e mundur të depërtoni, por vetëm nëse përdorni ryshfetin si kriter. Në shumicën e rasteve, ryshfetin ua kërkojnë vetë uzurpatorët në institucione dhe administratë. Shkathtësitë dhe ekspertiza si kriteri bazë i rekrutimeve në shumicën e vendeve të botës nuk vijnë fare në shprehje, madje tregohet xhelozi kundër tyre”, thotë analisti Isa Mulaj

Fundamenti

Kosova ka administratën publike më të ngarkuar në rajon dhe ndër shkaqet e vonimit të proceseve të integrimit evropian janë është edhe mosreformimi i administratës. Problemi më i madh qëndron në atë se shumë nga të punësuarit në këtë administratë, nuk janë aty në bazë të meritokracisë, por mbi bazën militanteske, familjare, nepotike e korruptive. Me këtë lloj administrate, Kosova nuk mund të shohë dritë, sidomos me këtë politizim të skajshëm, që në të shumtën e rasteve u shërben politikës dhe jo qytetarëve.

Analisti Isa Mulaj mendon se institucionet shtetërore, administrata publike dhe pushteti lokal më së shumti janë të mbushura me militantë partiakë, përkatësi familjare dhe klane mafioze. “Nëse nuk jeni pjesë e këtyre organizimeve, në këto institucione është e mundur të depërtoni, por vetëm nëse përdorni ryshfetin si kriter. Në shumicën e rasteve, ryshfetin ua kërkojnë vetë uzurpatorët në institucione dhe administratë. Shkathtësitë dhe ekspertiza si kriteri bazë i rekrutimeve në shumicën e vendeve të botës nuk vijnë fare në shprehje, madje tregohet xhelozi kundër tyre. Shkalla e arsimimit me të drejtë e ka humbur dukshëm rëndësinë si kriter për shkak të kriminalizimit edhe të këtij sektori. Sot thuajse çdo kush që ka lidhje me mafinë politike ose është në gjendje të japë ryshfet, mund të marrë çfarëdo titulli prej magjistraturës e deri në akademik”, mendon ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.