Mobi Casa

Adil Maliqi trajner i punës e suksesit

/ 3 minuta lexim

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll U-19, Adil Maliqi, ju besua kjo detyrë në maj të këtij viti që ti drejtoj “Dardanët”. Ai për gjashtë muaj ka arritur të sjellë tek kjo kombëtare disiplinë, kualitet dhe futbollist cilësor, duke hulumtuar gjithë botën për ti sjellë talentët kosovarë në këtë kategori.

Brenda 6 muajve, përzgjedhësi Adil Maliqi, ka përshkruar 15000 kilometra duke kërkuar talentët në klube të ndryshme evropiane.

Në këtë udhëtim të mundimshëm, Maliqi ka arritur që ti ndalon gjashtë futbollist kosovarë që të mos zgjedhin Kombëtare tjera, edhe pse ata ishin pranë nënshkrimit.

Maliqi ka arritur ti bind që ti mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës me dinjitet e me dashuri. Gjatë këtij udhëtimi e kontaktimi, përzgjedhësi Maliqi ka hasur në shumë probleme me futbollistët për ti mbrojtur ngjyrat e “Dardanve”, pasiqë në shumicën e rasteve këta futbollist janë deklaruar se asnjëherë nuk kanë pasur asnjë kontakt me askënd dhe e kanë konsideruar vetën të harruar.

“Jam shumë krenar që udhëtimet e mia kanë dhënë fryt, pasi kemi arritur ti sjellim gjashtë futbollist që ishin paranë nënshkrimit me kombëtare të ndryshme evropiane. Këta janë talent të mëdhenj të futbollit dhe nga ta presim shumë jo vetëm në U19 por edhe më gjatë, besoj që këta futbollist do ta mbajnë barrën dhe fanellën e Kosovës për një kohë të gjatë”, thekson përzgjedhësi Adil Maliqi.

Mobi Casa

Përzgjedhësi Maliqi brenda 6 muajve ka arritur ti zhvillon 5 miqësore, 5 ndeshje kontrolluese e katër grumbullime, gjatë këtyre takimeve ka shënuar 3 fitore duke mposhtur G,Furth 2-0, Fussballschule Nurnberg 23-0 dhe Liteshtajnin 2-0, ka barazuar me Shqipërinë 0-0 dhe ka një humbje nga kjo kombëtare 1-0.

Se sa është e përgatitur Kombëtarja U-19 për kualifikimet për Kampionatin Evropian i cili do të mbahet në Maltë me 15, 18, 21 nëntor, ku do të takohet në Grupin 7 me Ukrainen, Sllovakinë e Maltën, përzgjedhësi Maliqi është mjaft optimist.

“Mendoj se kemi arritur ta bëjmë bërthamën e skuadrës. Kemi futbollist cilësor dhe të etur për tu dëshmuar. Jam shumë optimist se do të kualifikohemi në Raundin Elitar, edhe pse kemi dy skuadra shumë të forta siç është Ukraina e Sllovakia, por ne do të jemi ata që në fund do të triumfojmë pasiqë përgjatë këtyre gjashtë muajve kemi punuar me kapacitet të plotë”.

Përzgjedhësi Maliqi ka një karrierë të bujshme në shtetin Zvicran, ai më herët ka drejtuar grup moshat e Grasshopper Club, Cyrih, FC Winterthur, poashtu ka dy tituj të fituar me skuadrën e Ligës së Tretë Zvicrane ,,SV Wurenlos”, ndërsa me zeje të trajnerit tani e 11 vite është dëshmuar se kemi të bëjmë me një trajner ambiciozë./rajonipress/