Ademi shënon për Dinamon
Futbollisti shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, ka treguar formë të mrekullueshme në fitoren e skuadrës së tij të shtunën ndaj Rijekës. Rezultati përfundimtar ishte 4:0 për gjigantin kroat, derisa një gol e shënoi edhe Ademi.
Madje, ai realizoi qysh në minutën e shtatë të takimit, që njëkohësisht ishte goli i parë i Dinamos në këtë ndeshje. Në vazhdim, Pivariq, Cop dhe Simuniq shënuan edhe nga një gol tjetër për të kompletuar ‘katërshen’ e Dinamos ndaj Rijekës.
Pas kësaj fitore, Dinamo lë edhe më prapa Rijekën, pasi që tani ka grumbulluar 71 pikë në vendin e parë, për ta lënë Rijekën në pozitën e dytë me 60 pikë. Skuadra tjetër e madhe nga futbolli kroat, Hajduku i Splitit, është i treti me 55 sosh.


