Adelina po rikthehet…

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tashmë ka përfunduar punën rreth albumit. Ndërsa vetëm edhe një javë, ajo do të nxjerrë në treg punën e saj artistike, për të cilën ka deklaruar për Tribuna se ka punuar fort.

Kishte lënë pas një vit të suksesshëm artistikisht. Dhe që me fillim të vitit 2014, këngëtarja Adelina Tahiri ishte fokusuar në punën e saj rreth albumit. Dhe gjithçka të përmbledhur në një CD këngëtarja nga Shkupi do të publikojë shumë shpejt. Kështu ka deklaruar për Tribuna Tahiri, duke theksuar se do të ketë edhe video të publikuara nga ajo.

Fundamenti

“Tashmë kam përfunduar shumëçka rreth albumit tim. Besoj që për një javë ai do të jetë i gatshëm për treg. Përveç disa prej këngëve të mia të dëgjuara më përpara, do të ketë edhe këngë të reja të cilat do të plotësohen më pas edhe me video”, ka treguar këngëtarja, duke premtuar një aktivizim më të fuqishëm në muzikë.