HW

Adelina Ismaili: Kur e ke rrugën e qartë, kritikat nuk të bëjnë përshtypje, nuk i lexoj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë disa reflektime për rrugëtimin e saj artistik dhe lidhjen e fortë me muzikën gjatë një interviste të fundit.

Artistja foli edhe për periudhën kur u largua nga muzika rreth 15 vite më parë, duke treguar se ajo kohë ishte e mbushur me lodhje emocionale.

Megjithatë, sipas saj, dashuria e madhe për artin ishte ajo që e mbajti gjithmonë të lidhur me muzikën dhe krijimtarinë.

FIDANISHTJA

Ajo tha: “Dashnia, nuk besoj që kisha mujt me mbijetu kaq gjatë sikur mos të ishte një dashuri e çmendur për artin në përgjithësi. Jam larguar para 15 vitesh, ishte një lodhje e madhe emocionale, me u njoftu me jetën e përditshme, pastaj e kam pa që disa njerëz lindin për diçka, në rastin tem kjo ka qenë”.

Gjatë bisedës, Adelina Ismaili u ndal edhe te kritikat që ka marrë ndër vite. Sipas saj, kritikat janë pjesë e natyrshme e rrugëtimit artistik dhe shpesh vijnë kur një artist zgjedh të ndjekë një rrugë ndryshe.

Ajo u shpreh: “Kur merr rrugë ndryshe, një rrugë drejt përparimit, çfarëdo që të jetë ai, muzikor ose në stil. Besoj që është pjesë e punës kur je Adelina Ismaili. Ka dekada që nuk i lexoj, nuk i kam marrë seriozisht kurrë, sepse e di çfarë dua dhe ku do të arrij. Kur e ke rrugën e qartë nuk të bëjnë përshtypje”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.