Abrashi tregon misionin e tij të madh
Amir Abrashi padyshim është njëri nga lojtarët më në formë shqiptar që po luan në Evropë.Ylli i Kombëtares shqiptare dhe skuadrës gjermane Freiburg ka qenë edhe njëherë vendimtar në fazën defensive tek skuadra e tij.
Freiburg shënoi fitore 3-0 ndaj Munich 1860, ndërsa Abrashi ishte i plotë në këtë takim.
Pas ndeshjes ai ka shkruar në faqen e tij zyrtare një shkrim duke treguar edhe misionin që ka me skuadrën gjermane.
“Fitore e rëndësishme ndaj Munich 1860. Tani koha për pushime për tu rikthyer në shkurt me misionin Bundesliga 1”, shkroi Abrashi.
Kujtojmë që Freiburg aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë të tubuara, tri më pak se lider RB Leipzig. /Telegrafi/


