Abrashi, heroi i Grasshoppersit

Amir Abrashi me një gol të shënuar ia ka siguruar fitoren 2:1 Grasshoppersit kundër Aaraut.Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka vazhduar formën e tij të mirë me një gol.
Amiri realizoi golin e fitores 2:1 të skuadrës së tij, Grasshoppers kundër Aaraut.
Abrashi shënoi golin e tij në minutën e 64-të për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.