Qazim Laçi shënon në fitoren e Sparta Pragës

Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar fitore 2:1 ndaj Ceske Budejovice në ndeshjen e vlefshme për raundin e 23-të në elitën e futbollit çek.
Golin e parë për ekipin vendas e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, shkruan Indeksonline
Laçi shënoi gol në minutën e 64’të pas një asisti nga Panak.
Në këtë ndeshje u paraqiten edhe dyshja e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.
Me këtë fitore, Sparta e Pragës shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 3-të, aq sa ka edhe pozita e dytë, Plzen (49), por që janë 10 pikë larg vendit të parë Slavia e Pragës (59)./Indeksonline/