Abrashi: Do t’i paguajmë veteranët, s’ka nevojë për protesta

Nuk ka nevojë për protesta nga veteranët në Kosovës, sepse të gjithë ata që janë në listë do të paguhen, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ai deklaroi se vonimet në pagesa po bëhen, sepse numri i veteranëve është më i madh sesa është menduar në fillim kur ka startuar të ndërtohet skema për veteranët.
Abrashi pohoi se buxheti i ministrisë që ai udhëheqë është 360 milionë dhe nga këto para rreth 26 milionë, apo më shumë do të shkojnë për veteranë.
“Duhet të përshëndetet procesi, por ky proces merr kohë, ne kemi pasur fluks të madh. Nuk ka nevojë për protestë, sepse nuk është shqetësim për ata që janë në listë, të gjithë ata do të marrin pagat”.