ARKATANA

Abdyli: Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse të jemi të përgjegjshëm karshi besimit qytetar që na është dhënë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sot, opozita e kuvendit komunal të Gjilanit, PDK, Vetëvendosje dhe Nisma, nuk pranuan që pikat e rendit të ditës që kishin të bënin me përgjegjësitë e kryetarit të komunës, si raporti për periudhën janar-qershor, raporti financiar për të njëjtën periudhë si dhe raporti i auditimit, të shqyrtoheshin pa prezencën e tij ka thënë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së.

Pas konsultës së shefave të grupeve parlamentare me kryesuesen e kuvendit, asaj iu kumtua qartë qëndrimi i përbashkët i opozitës se seanca do të braktisej nëse kryetari do të refuzonte pjesëmarrjen, andaj, për t’i dhënë kohë kryetarit që të paraqitet në seancë, për pikat në fjalë që ishin raporti i kryetarit, raporti financiar si dhe raporti i auditimit, u zhvendosen për në fund të seancës.

ARKATANA

Megjithatë, pas arritjes së kryetarit në seancë, ishte opozita që ia lëshoi seancën kryetarit Haziri, për t’i dhënë kështu leksionin që duhet ta mbajë mend, që ta respektojë kuvendin, këshilltarët por edhe qytetarët, sepse prania e tij në pikat në fjalë, sidomos, në atë që ka të bëjë me raportin e punës së tij, është obligim ligjor.

Ne, si parti opozitare, jemi të vendosur që kryetari dhe të gjithë të tjerët duke përfshirë edhe veten, të mësohemi njëherë e mirë se votat që i kemi marrë, janë obligim shtesë ndaj qytetarëve dhe se, edhe vet kryetari i komunës e ka obligim qytetar, pa e llogaritur atë ligjor, që të vijë në kuvend, së paku dy herë brenda vitit, kur shqyrtohen raportet gjashtëmujore të punës ka shkruar Riza Abdyli, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.